Roberto Mancini nuk mendon për rikthimin në drejtimin e një klubi

Futboll

Roberto Mancini nuk mendon për rikthimin në drejtimin e një klubi

Më: 13 maj 2023 Në ora: 00:10
Roberto Mancini

“A mendoj për një rikthim në drejtimin e një klubi? Jo, Nations League është një muaj larg dhe unë jam duke menduar për këtë.”-kështu deklaroi trajneri i Italisë, Roberto Mancini.

Ndërsa u pyet nga mediet italiane në “Javën e futbollit” në Milano.

Ndërsa më tej, i pyetur për të rejat nga ekipi i përfaqësueses italiane, tekniku theksoi se nuk është një moment i mirë sa i përket sulmit.

Çfarë ka të re nga skuadra? Nuk mendoj se shumë, kampionati po u jep emër disa djemve që po bëjnë mirë. Sigurisht që nuk është një kohë e lehtë për fazën sulmuese, nuk ka shumë lojtarë dhe ata që kemi kanë pasur probleme, por ka edhe një muaj kohë.”-deklaroi Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat