Zola analizon “Euroderby” e parë gjysmëfinal

Futboll

Zola analizon “Euroderby” e parë gjysmëfinal

Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:06
Zola

Zëvendëspresidenti i ‘Lega Pro’, Gianfranco Zola dha një intervistë për “Corriere della Sera”, ku foli për italianët e përfshirë në Kupat e Europës: “Pas fitores së të enjtes, është e lehtë të thuash se e shoh Romën më mirë, por ka shumë faktorë në lojë. Unë besoj ende te Juve dhe Fiorentina. Është i vështirë kualifikimi në finale për to, por mund të provojnë”.

Më pas, lidhur me euro-derbin ai tha: “Milani e filloi me frena dore. Kuqezinjtë ishin të ngadaltë, humbën topin dhe luftuan për t’u rigrupuar. Ndoshta duke ditur se nuk kishin një armë si Leao i kushtëzoi shokët e tij. Sidoqoftë, janë edhe 90 minuta të tjera”.

Mendja është qartësisht te ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, të martën, por sot Milanin e

pret një përballje sigurisht më pak prestigjioze, por shumë e rëndësishme në Serie A. Kuqezinjtë, në fakt, do të jenë mysafirë të Spezias, e cila ndodhet në zonën e rënies nga kategoria dhe ka nevojë për pikë po aq sa skuadra e Piolit, e angazhuar për zonën e Champions-it.

Është e qartë se Stefano Pioli do të bëjë rotacion të konsiderueshëm, do t’i lërë pushim disa lojtarë në kuadër të ndeshjes së kthimit kundër Interit, por ka një repart në të cilin ka pak për të zgjedhur. Në mesfushë, nga ana tjetër, trajneri i kuqezinjve i ka të numëruar lojtarët e tij.

Në transfertën e Liguria, Tonali, Pobega, Vranckx dhe Bakayoko do të jenë në dispozicion, ndërsa në Champions League vetëm Krunic duhet të kthehet nga një problem i vogël muskulor. Vranckx dhe Bakayoko janë të papërfshirë në listën e UEFA-s; Bennacer do të operohet së shpejti dhe sipas gjasave do të mungojë për të paktën 3-4 muaj.

Prandaj, Pioli do të duhet të bëjë vlerësime se kë do të vendosë në mes të fushës për momentin, duke pritur që drejtuesit të vendosin se si do ta rregullojnë repartin për sezonin e ardhshëm.

Lëndimi i Bennacer mund të ndryshojë fatin e Vranckx.

Mesfushori belg, i përdorur me pikatore këtë sezon, ka një çmim blerjeje të vendosur në 12 milionë euro dhe e ardhmja e tij te kuqezinjtë ishte më e ekuilibruar.

Prandaj, duke marrë parasysh se Milani ka ende nevojë për të forcuar mesfushën gjatë verës, është e mundur që për shkak të nevojave numerike dhe përfshirjes në skuadër, Maldini dhe Massara të mund të shkojnë dhe të ridiskutojnë blerjen përfundimtare të numrit 40.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat