100 mijë euro për një karton të kuq, plas skandali i trukimeve të ndeshjeve

Futboll

100 mijë euro për një karton të kuq, plas skandali i trukimeve të ndeshjeve

Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustruese

Trukimet e ndeshjeve janë kthyer në një problem të madh në kampionatin brazilian të futbollit.

Autoritetet braziliane kanë nisur hetimin për trukimin e ndeshjeve në Serinë A dhe në Serinë B pas shteti i Goias akuzoi 16 persona për manipulim e 13 ndeshjeve.

Prokuroria e Goias raporton se një futbollisti i janë ofruar 100 mijë euro në mënyrë që ai të marrë karton të kuq në lojë.

Për këtë, para ndeshjes është bërë pagesa prej 10 mijë eurosh dhe pjesa tjetër do të kryhej pasi të kishte përfunduar ndeshja dhe futbollisti të ndëshkohej.

Sikur të mos mjaftonte vetëm skandali në Brazili, i përfshirë direkt në këtë situatë është edhe Kolorado Rapids, ish-klubi në të cilin ishte pjesë Shkëlzen Gashi pak sezone më parë. Vetë klubi i Kolorados që militon në MLS, ka raportuar se një futbollist i skuadrës së tyre është i përfshirë në këtë skandal ndërkohë që nuk bëhet i ditur emri i tij.

“Ne jemi në dijeni të raporteve në lidhje me një lojtar të Kolorado Rapids në lidhje me lojërat e paligjshme sportive.

Ne i marrim seriozisht çështjet e kësaj natyre dhe kërkojmë në çdo kohë të mbrojmë integritetin e lojës.

Lojtari është hequr nga të gjitha aktivitetet e ekipit ndërsa MLS po kryen një hetim për këtë çështje”, deklaron klubi i Kolorados.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat