Emery zgjidhet trajneri “më i mirë” i muajit prill

Futboll

Emery zgjidhet trajneri “më i mirë” i muajit prill

Më: 13 maj 2023 Në ora: 13:17
Emery

Emery zgjidhet trajneri “më i mirë” i muajit prill!

Me 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në 7 ndeshjet e fundit, me skuadrën e Aston Villa në elitën e futbollit anglez, Premier League, trajneri spanjoll, Unai Emery është shpallur trajneri “më i mirë” i muajit prill, gjë të cilën më parë në historinë e klubit e kishin bërë vetëm 4 persona, Brian Little, John Gregory, Martin O’Neill dhe Dean Smith.

Falë këtyre 16 pikëve të shtuar në “llogarinë” e tyre, Aston Villa është shumë afër sigurimit të një “bilete” për kupat e Evropës, sezonin e radhës, me djemtë e Unai Emery që aktualisht ndodhen në vendin e 8-të të kampionatit me 54 pikë, 1 me pak se Brighton i vendit të 7-të dhe 3 më pak se Tottenham i vendit të 6-të.

Ndërkaq, kujtojmë se spanjolli 51-vjeçar, Unai Emery erdhi në krye të pankinës së Aston Villa, më 1 nëntor, vetëm pak ditë pasi Steven Gerrard u shkarkua nga bordi për shkak të performancave katastrofike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat