Ankohet Guardiola

Futboll

Ankohet Guardiola

Më: 13 maj 2023 Në ora: 13:42
Guardiola

Pep Guardiola kërkonte më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur gjysmëfinalen e kthimit të Champions League ndaj Real Madrid.

Manchester City, që në Bernabeu “rrëmbeu” një barazim 1-1, të mërkurën e ardhshme pret “Los Blancos” në Etihad.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Anglisë zbresin në fushë të dielën përballë Evertonit në “Goodison Park”.

Ndeshje që të shtunën nuk mund të luhej, sepse në qytetin e Liverpoolit organizohet sonte në mbrëmje finalja e Eurovizionit.

“Nuk arrij ta kuptoj një gjë të tillë, por nuk dua të ankohem.

Nuk dua të krijoj debat.

Thjesht duhet të përshtatemi me këtë kalendar. Do të kishim preferuar më shumë kohë për t’u përgatitur për Realin.

Në Liverpool po organizohet Eurovizioni dhe nuk ka mjaftueshëm oficerë policie për të siguruar mbarëvajtjen e dy evenimenteve në të njëjtën kohë.

Në Angli nuk është si në Francë apo Gjermani, ku mund të luash edhe të premten. Premier League vjen e para dhe programi është program. Nuk mund ta prekësh”, u shpreh trajneri spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat