Universiteti i Strugës organizoi pritje për kampionët

Futboll

Universiteti i Strugës organizoi pritje për kampionët

Më: 13 maj 2023 Në ora: 13:52
Pamje nga pritja

Kapiteni Bunjamin Shabani, golashënuesi Besart Ibraimi dhe mesfushori Besmir Bojku kanë qëndruar në hapsirat e Universitetit të Strugës, ku mes tjerash, spikati tema rreth suksesit historik dhe titullit të Maqedonisë së Veriut, FC Struga Trim&Lum.

Qyteti i Strugës për herë të parë në histori po përjeton eufori të madhe futbollistike.

Titulli kampion i FC Struga Trim&Lum ka bërë që buzë liqenit top temë për herë mos jetë sezoni turistik, por fakti se ky qytet tashmë është qendra e futbollit. Festa qendrore pritet të dielën kur kampionët e ri do të pranojnë trofeun e më të mirit për sezonin garues 2022/2023, mirëpo ndërkohë gjithandej futbollit dhe titulli i Strugës është tema kryesore e çdo bisede.

Çdo kush dëshiron një foto me kampionët e ri, çdo restaurant don të gostisë futbollistët që bënë historinë, derisa çdo institucion manifeston vlerësim e respekt për më të mirët e futbollit vendor për sezonin që po përfundon.

Kështu, udhëheqësia e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, të premten organizoi pritje për FC Struga Trim&Lum, e cila në hapsirat e universitetit u përfaqësua nga kapiteni Bunjamin Shabani, sulmuesi Besart Ibraimi dhe mesfushori strugan, Besmir Bojku.

Futbollistët u shoqëruan me studentët në aktivitetin “Kafe me Personalitet”, duke folur për tema të ndryshme rreth futbollit, me theks të veçantë titullin e parë historik me Strugën. Futbollistët qëndruan edhe në zyrtar e udhëheqësisë më të lartë të UNS-së, derisa surprizë e bukur nga studentët i’u servir kapitenit Bunjamin Shabani, i cili ditë më parë u bë baba kur bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën Ajna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat