Haaland në kërkim të rekordit që e kanë bërë vetëm 5 futbollistë

Futboll

Haaland në kërkim të rekordit që e kanë bërë vetëm 5 futbollistë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:24
Haaland

Erling Haalandi ka hyrë që në moshën 22-vjeçare në listën e rekordeve të futbollit.

Është në kuotën e 186 golave me klubin në futbollin profesionist (pa përmendur të rinjtë) me klubet e Byrnes, Moldes, Salcburgut, Dortmundit dhe Sitit.

Llogaria shkon në 207 gola, duke llogaritur edhe ato me kombëtaren norvegjeze.

Në 253 ndeshje në karrierë ka luajtur mbi 17 mijë minuta. Shënon mesatarisht një gol çdo 83 minuta gjatë gjithë karrierës.

Ka shënuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur dhe në kampionatet kryesore mes Dortmundit dhe Sitit ka realizuar 137 gola në 136 ndeshje.

Gjithnjë, duke analizuar shifrat e tij në kampionatet kryesore ku ka luajtur, që statistikisht reflektojnë edhe të gjithë karrierën e tij, Erling shënon 14% të golave me kokë, 17% me të djathtën dhe 69% të golave me të majtën, këmbën e tij të preferuar, me të cilën ekzekuton edhe penalltitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat