Futbollist unik, shënon sa Mbappe

Futboll

Futbollist unik, shënon sa Mbappe

Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:35
Mbappe

Alexandre Lacazette u rikthye verën e vitit të kaluar te Lyoni pas pesë viteve.

Kapiteni ka zhvilluar një sezon fantastik në rrafshin personal.

24 gola ka shënuar 31-vjeçari në Ligue 1, duke ndarë kreun e renditjes së golashënuesve me Kylian Mbappe të PSG-së.

Shoku i skuadrës, Dejan Lovren “ngre në qiell” sulmuesin francez, ndërkohë që thekson se nuk ndihet aspak i befasuar nga rendimenti i Lacezette.

“Nuk jam i surprizuar, pasi kam luajtur shumë herë përballë tij kur ishte pjesë e Arsenalit”, shprehet ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Kroati vazhdon: “Alexandre është një djalë me mentalitet fituesi, janë të rrallë futbollistët si ai.

Ai është i jashtëzakonshëm.

Ne nuk kemi në skuadër lojtarë si Messi apo Mbappe për të dhuruar asiste, por Lacazette shënon po aq gola sa francezi i PSG-së”, deklaroi Lovren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat