Tirana i bën thirrje sërish tifozëve kundër Partizanit

Futboll

Tirana i bën thirrje sërish tifozëve kundër Partizanit

Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:40
Tifozët

Tirana ka nevojë për tifozët më shumë se kurrë.

Bardheblutë do të përballen në derbi me Partizanin dhe në rast humbje, me siguri që i japin “lamtumirën” titullit kampion.

Klubi ka shpërndarë një tjetër postim ku i kërkon mbështetëve të tyre që të mos mungojnë.

“Bli biletën tënde online!

Mos mungo të Mërkurën, datë 17/05/2023, në stadiumin “Air Albania”. Bashkë do të veshim kryeqytetin bardheblu.

Aty ku bëhet spektakli.

Biletat gjithashtu i gjeni në stadiumin “Selman Stërmasi” çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:0”, thuhet në postimin e kampionëve aktualë”, shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat