Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Nottinghamit

Futboll

Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Nottinghamit

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Chelsea dhe Nottingham Forestit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Chelsea iu rikthye fitoreve duke e mposhtur 3:1 Bournemouthin, kurse Nottinghami e mposhti 4:3 Southamptoni.

Momentalisht, Chelsea renditet në vendin e 11 me 42 pikë të arkëtuara, krahas Nottinghamit që zë vendin e 16 me 33 pikë të tubuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Bettinelli, Broja, Chilwell, Cucurella, James, Koulibaly dhe Mount, kurse te Nottinghami mungojnë Biancone, Dennis, Henderson, McKenna, Richards, Williams, Wood, Colback, Scarpa dhe Shelvey.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Chelsea (4-3-3): Mendy; Hall, Badiashile, Silva, Chalobah; Gallagher, Fernandez, Kovacic; Sterling, Felix, Madueke

Nottingham (3-4-2-1): Navas; Worrall, Felipe, Niakhate; Aurier, Mangala, Danilo, Lodi; Yates, Gibbs-White; Awoniyi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat