Shqiptari tund rrjetën në finale që po luhet në “Wembly”

Futboll

Shqiptari tund rrjetën në finale që po luhet në “Wembly”

Më: 13 maj 2023 Në ora: 19:10
Pamje nga ndeshja

Sulmuesi shqiptar që luan për Chesterfield, Armando Dobra është duke kaluar një periudhë shumë të mirë.

Ndërsa skuadra e tij është duke zhvilluar ndeshjen “Play Off” ndaj Notts County për t’u ngjitur nga National League në League Two, Dobra u ka dhuruar vendasve golin e avantazhit me sfidën që deri në ato momente ishte në barazimin 1:1.

Dobra gjeti rrjetën në minutën e 93’, me sfidën që kishte kaluar në shtesë. Pasi realizoi një super gol, Dobra shkoi për të festuar me trajnerin Paul Cook.

Ndërsa regjia dhuroi edhe një pamje të flamurit “kuqezi” që e kishin disa tifozë shqiptarë, të cilët po festonin golin e sulmuesit në “Wembley Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat