Me 20 qershor Struga Trim Lum mëson emrin e kundërshtarit në Champions League

Futboll

Me 20 qershor Struga Trim Lum mëson emrin e kundërshtarit në Champions League

Më: 13 maj 2023 Në ora: 19:39
Struga

Struga Trim Lum dy xhiro para fundit të sezonit 2022/23 për herë të parë në histori u shpall kampion i Maqedonisë, duke fituar në këtë mënyrë të drejtën për të prezantuar Maqedoninë në ndeshjet eliminatore të  Champions League.

"Emrin e kundërshtarit do ta mësojmë me datë 20 qershor, derisa ndeshjet e raundit të parë në program do të jenë me datë 11/12 korrik dhe 18/19 korrik.

Ekipi ynë bënë pjesë në mesin e skuadrave jo bartëse, ashtu që na presin kundërshtarë të fortë që në start.

Emra të mundshëm, me të cilët mund të përballemi, janë skuadrat si Astana nga Kazakistani, Helsiniki nga Finlanda, Flora Talin nga Estonia, Zhalgiris nga Lituania, Shamrok Rovers nga Irlanda, Nju Saints nga Uellsi, Olimpija Ljublana nga Sllovenia, si dhe skuadra e Ferencvarosh nga Hungaria.

Një pjesë e këtyre skuadrave janë të njohura për opinionin tonë sportiv, pasi në të kaluarën kanë luajtur ndaj skuadrave tona përfaqësuesese në arenën ndërkombëtare, ndërsa pjesën tjetër të skuadrave që pritet ti kemi si kundërshtarë eventual, emrat e tyre do ti mësojmë vetëm pas përfundimit të kampionateve përkatësë.

Në rast se arrijmë të kalojmë raundin e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe kualifikohemi për në raundin e dytë, atëherë do të kemi një vend të sigurtë në raundin e tretë kualifikues në Liga Europa, e që automatikisht na siguron më pas edhe një vend për në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë në rast eliminimi që në raundin e parë të Ligës më prestigjioze europiane, atëherë ekipi ynë do të vazhdojë garat në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kоnferencës, kuptohet në mesin e atyre skuadrave kampione.

Ndryshe, vlen të theksohet se kjo do të jetë hera e dytë në historikun tonë 8-vjeçar që do të prezantojmë vendin tonë në arenën ndërkombëtare, pas vitit 2021, kur ishim eliminuar që në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës nga skuadra e FK Liepaja nga Letonia.

Kujtojmë, debutimin në Europë e kishim nisur me barazim 1:1 në transfertë, mirëpo më pas u mundëm në Shkup me shifrat 4:1, duke mos mundur të bëjmë një hap më larg.

Megjithatë këtë vit, lajm i mirë është se ndeshjet e para europiane si vendas, do ti zhvillojmë në stadiumin e Qytetit në Ohër, shumë pranë tifozëve tanë dhe qytetarëve strugan, të cilët do kenë mundësi të na përkrahin në numër shumë më të madh", shkruan në faqen e FC. Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat