Real triumfon, rikthehet në vend të dytë por ka një ndeshje më shumë

Futboll

Real triumfon, rikthehet në vend të dytë por ka një ndeshje më shumë

Nga: K.G. Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:55
Asensio e Vinicius

Real Madridi ka arkëtuar tre pikë që e rikthejnë përkohësisht në vend të dytë në kuadër të javës së 35-të në kampionatin spanjoll.

Madrilenët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Getafes, në një atmosferë madhështore në "Santiago Bernabeu”.

Në stadiumin ishin 52.202 shikues.

Asensio është kreator i fitores, me golin që ka shënuar nga rreth 18 metra në minutën e 71-të.

Reali renditet në vend të dytë me 71 pikë, ka 11 me pak se Barcelona dhe dy më shumë se Atletico por ka një ndeshje më shumë.

Getafe është në vend të 18-të me 34 pikë dhe rrezikon që të bie nga liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat