“Ankth” te Real Madrid, Camavinga la fushën me dhimbje në gju dhe rrezikon sfidën me City

Futboll

“Ankth” te Real Madrid, Camavinga la fushën me dhimbje në gju dhe rrezikon sfidën me City

Më: 14 maj 2023 Në ora: 09:30
Real Madrid

Real Madrid mposhti Getafen me rezultatin 1-0 në Santiago Bernabeu në raundin e 34-të të La Ligës, por Edouardo Camavinga ka lënë fushën i dëmtuar duke shqetësuar kampin “Los Blancos”.

Me këtë fitore Real Madridi e zvogëloi diferencën me Barcelonën në 11 pikë, ku deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.

Golashënuesi i vetëm për madrilenët ishte Marco Asensio në minutën e 70-të.

Lajmi shqetësues për Carlo Ancelottin është dëmtimi i Eduardo Camavinga, një prej lojtarëve kryesorë të tij.

Francezi u largua nga fusha në minutën e 84-të për shkak të dhimbjes në gju.

Mjekët e ndihmuan në stol dhe më vonë u pa duke mbajtur akull në zonën ku kishte dhimbje. Ende nuk ka lajm zyrtar nga klubi mbretëror për francezin dhe nuk dihet se a do të jetë gati për ndeshjen kryesore të vitit ndaj Man Cityt në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat