Seferi “nderon” Vorsklan

Futboll

Seferi “nderon” Vorsklan

Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:50
Pamje nga ndeshja

Pas tre ndeshjesh “thatësirë”, Taulant Seferi rikthehet te goli në Ukrainë me fanellën e Vorskla Poltavës.

Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të teksa shndërroi në gol një 11-metërsh duke kaluar në avantazhin Vorsklan në sfidën që këta të fundit luajnë në transfertë ndaj Lviv.

Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër 12 sezonal, teksa 26-vjeçari konfirmohet si lideri i ukrainasve.

Skuadra e Seferit për momentin mban vendin e gjashtë në renditje me 33 pikë dhe lufton për një vend në Kupat e Europës, ku sigurisht një meritë për ecurinë pozitive të skuadrës i takon edhe sulmuesit të kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat