Ish trajneri i Manchester Utd: Lojtarët e sotëm janë të dobët

Futboll

Ish trajneri i Manchester Utd: Lojtarët e sotëm janë të dobët

Më: 14 maj 2023 Në ora: 14:53
Ole Gunar Solskjaer

Ish-trajneri i Manchester Utd, Ole Gunar Solskjaer thotë se nuk ka shumë lojtarë nga ekipi aktual që mund të përballojë të jetë pjesë e skuadrës që fitoi Triplete-n në vitin 1999. Solskjaer thotë se beteja mendore ishte një pjesë kyçe e triumfit të famshëm.

“Ishte thjesht një dhomë zhveshjeje fantastike e mbushur me liderë dhe fitues.

Ne vërtet e urrenim humbjen. Kishte zënka pas ndeshjeve nëse nuk kishim luajtur mirë dhe kjo ishte ajo që duhej,” tha Solskjaer.

“Ishte e nevojshme të zgjoheshim ndonjëherë, të shkundeshim pak. Kështu u bëmë më mirë, kështu u bëmë fitues. Po të bëhet sot, lojtarët do t’u kishin telefonuar prindërit ose menaxherët e tyre…

Ata janë shumë të dobët, nuk e di nëse do t’i kishin mbijetuar asaj kohe,” tha mes tjeesh Solskjaer per “Goal.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat