Muslija sërish shënon në Gjermani

Futboll

Muslija sërish shënon në Gjermani

Nga: K. Goca Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:24
Muslija

Paderborni ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Heidenheimit.

Futbollisti Florenti Muslija ka shënuar gol të bukur nga rreth 16 metra në minutën e 52-të për rezultatin 3:2. 

Muslija ka asistuar në golin e dytë që u shënuan në minutën e 50-të nga Pieringer.

Ky është goli i dhjetë i tij në Bundesliga II.

Muslja është zëvendësuar në minutën e 75-të.

Për Paderborn shënuan Klefisch (26'), Pieringer (50') e Muslija (52') dhe për Heidenheim realizuan Kleindienst (30') e Thomalla (37').

Pas javës së 32-të, Darmstandt kryeson me 64 pikë, duke lënë pas Heidenheim me 61, Hamburger SV 60, Paderborn 54, St. Pauli 54, Fortuna 54 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat