Bashkëshortja “vulos” të ardhmen e mbrojtësit

Futboll

Bashkëshortja “vulos” të ardhmen e mbrojtësit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:30
Chelseat

Pavarësisht thashethemeve rreth së ardhmes, Thiago Silva do të vijojë të jetë pjesë e Chelseat të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Është ky komenti që vjen nga bashkëshortja e veteranit brazilian që së fundmi shprehet se ajo dhe familja e saj janë të lumtura në Londër.

“Nuk është një sezon nga ata të cilët një klub si Chelsea meriton, por i falenderoj të gjithë tifozët për mbështetjen ndaj familjes sime dhe Thiago Silvës.

Do të mbetem “Blu” për të gjithë pjesën e mbetur të jetës sime. Jemi shumë të lumtur në Londër dhe do të qëndrojmë këtu”, shprehet Bella Silva.

Këtë sezon, pavarësisht të gjitha vështirësive të Chelseat, Thiago Silva ka mundur të ruajë një nivel konstant dhe pavarësisht moshës 38-vjeçare, ka regjistruar 33 paraqitje me fanellën e “Bluve të Londrës” teksa mbrojtësi ka një kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat