Elche befason Atletico Madridin

Futboll

Elche befason Atletico Madridin

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:46
Elche

Sfida e raundit të 34-ët të La Liga mes Elches dhe Atletico Madrid rezultoi shumë e luftuar.

Pjesa e parë foli më shumë për vendasit, me Fidel që gjeti rrjetën në minutën e 41-të dhe kaloi ekipin e tij në avantazh, duke e mbyllur këtë fraksion me rezultatin 1:0.

Në fraksionin e dytë skuadra e Simeones u tregua më e fortë dhe më kërkuese, megjithatë nuk ia doli që të gjente golin, me takimin që u mbyll me vetëm një gol.

Pas kësaj disfate skuadra madrilene ia bën më të lehtë punën Barcelonës për të festuar sa më shpejt titullin kampion.

Ndërkohë, pas javës së 34-ët Elche qëndron në vend të fundit me 19 pikë, teksa Atletico Madrid në vend të tretë me 69 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat