United dëshiron të nënshkruajë me Rabiot falas këtë verë

Futboll

United dëshiron të nënshkruajë me Rabiot falas këtë verë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:56
Rabiot

Manchester United i është rikthyer idesë për të nënshkruar me Adrien Rabiot.

Në gusht u raportua se klubi anglez ra dakord me Juventusin për transferimin, por në fund nuk u zyrtarizua.

Sipas L’Equipe, Manchester United po përpiqet sërish të nënshkruajë me mesfushorin këtë herë si falas. Juventusi nuk planifikojnë të rinovojnë kontratën me të.

Thuhet se trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka folur tashmë me futbollistin francez për një lëvizje.

Rabiot ka luajtur 28 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka shënuar 8 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat