Gati: Nuk dua që goli im të ketë vlejtur kot ndaj Sevillës

Futboll

Gati: Nuk dua që goli im të ketë vlejtur kot ndaj Sevillës

Më: 14 maj 2023 Në ora: 19:08
Federiko Gati

Federiko Gati konfirmohet njeriu i golave me peshë dhe sërish në arenën kontinentale.

Pas atij të fitores 1-0 në kundër Sportingut të Lisbonës, sërish në Torino, i cili në fund do të vlente edhe kualifikimin pikërisht për në gjysmëfinale, mbrojtësi i blerë nga Frozinone për 7.5 milionë euro mban gjallë shpresat e Juves për finalen e madhe të turneut, duke barazuar në të 97-ën ndaj Seviljes, në “Allianz Stadium”.

“Goli im këtë herë vlen shumë, pasi na konfirmon se jemi të gjallë dhe pa dyshim është një motivim më shumë për ndeshjen e kthimit, të enjten e ardhshme.

E dimë që kishim përballë një skuadër eksperte të Ligës së Europës si Sevilla, por ne jemi Juventusi dhe unë nuk dua që goli im të ketë vlejtur në fund vetëm për statistikë.

Ndeshja e kthimit do të jetë ndryshe dhe nëse në Torino presioni ishte i gjithi mbi ne, të enjten tjetër edhe Sevilllës do ta ndjejë këtë gjë dhe ne duhet të përfitojmë, por duke bërë gjithsesi një ndeshje shumë herë më të mirë sesa kjo e para”, tha Gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat