Roma ngec në Bolonjë

Futboll

Roma ngec në Bolonjë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 20:06
Dëshpërim të Roma

Sfida mes Bolonjës dhe Romës e vlefshme për javën e 35-të të Seria A është mbyllur në barazimin pa gola.

Pavarësisht tentativave të të dyja ekipeve, asnjëra prej tyre nuk arriti të finalizonte.

Rastin më të artë e pati Bolonja me Orsolinin i cili goditi nga distanca, por portieri bëri mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur.

Roma duket me një këmbë jashtë Championsit, teksa dhe 3 javë na ndajnë nga mbyllja e kampionatit. Mundësia më e mirë që të jetë pjesë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm është duke fituar Ligën e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat