​Laporta për rikthimin e Messit: Po, por jo me shifra të çmendura

Futboll

​Laporta për rikthimin e Messit: Po, por jo me shifra të çmendura

Më: 15 maj 2023 Në ora: 11:52
Presidenti i Barcelonës, Joao Laporta t

Presidenti i Barcelonës, Joao Laporta tani më nuk po e fsheh faktin se është duke u angazhuar direkt për rikthimin e Lionel Messit në “Camp Nou”.

Pas shpalljes së Barcelonës si kampione e Spanjës, Laporta ka thënë se klubi do të investoj në afatin kalimtar të verës për t’i përforcuar radhët, ndërsa në këtë plan është edhe rikthimi i yllit argjentinas.

Ai ka bërë të ditur se është në kontaktte të vazhdueshme me Messin dhe se nuk po brengosen për oferta e mëdha që mund të vijnë nga arabët e Al Hilal.

“Kam folur me Leo Messin dhe e kemi rikuperuar marrëdhënien duke shkëmbyer disa mesazhe, ishte mirë. Oferta e Al Hilal? Barça është Barça. Ky klub mund të konkurrojë me të gjithë. Në Arabi ata po bëjnë një punë të mirë dhe po investojnë, por unë insistoj, Barça është shtëpia e tij”, ka thënë Laporta.

Tutje ai ka thënë se kthimi i Messit në “Camp Nou” mund të konkretizohet, por jo me shifrat të çmendura.

“Ne duam të kthehet Leo Messi, ne mund ta bëjmë këtë, por nuk mund të ofrojmë shifra të çmendura; kështu që shpresojmë që La Liga të miratojë planin tonë të qëndrueshmërisë për të vazhduar me nënshkrime të reja”, ka sqaruar Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat