Pagliuca: Milani ka ende shpresa, duhet të bëjnë kujdes nga dyshja Lautaro-Lukaku

Futboll

Pagliuca: Milani ka ende shpresa, duhet të bëjnë kujdes nga dyshja Lautaro-Lukaku

Më: 15 maj 2023 Në ora: 22:45
Gianluca Pagliuca

“Interi filloi si favorit nga rezultati 2-0 në ndeshjen e parë, por unë nuk i besoj këtij Milani se është mposhtur. Jam i bindur që Interi ka shanse të shkëlqyera, shpresoj të shkojë në finale.

Duhet të kemi kujdes nga ky Milan i dëmtuar.”

Kështu e ka nisur Gianluca Pagliuca, ish-portieri i Interit, i ftuar në “Radio Sport”.

“Cili është çifti më i mirë sulmues për nesër? Tani Lukaku është vërtetë në formë, lojtari po rikthehet siç ishte dy vite më parë. Më shumë do të kisha frikë nga Lautaro-Lukaku, janë dy lojtarë që bashkohen shumë mirë, të mos harrojmë se çfrarë bënë me Conten, ata e gjejnë formën e tyre në momentin më vendimtar të sezonit”, është shprehur ish-portieri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat