​Formacionet e mundshme të betejës mes Interit dhe Milanit

Futboll

​Formacionet e mundshme të betejës mes Interit dhe Milanit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 09:16
Dy rivalët lokal të qytetit të modës po kërkojnë kualifikimin në finalen e madhe

Në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 sonte do të zhvillohet ballafaqimi vendimtar ndërmjet Interit dhe Milanit.

Dy rivalët lokal të qytetit të modës po kërkojnë kualifikimin në finalen e madhe të kësaj gare që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.

Skuadra e Simone Inzaghit hyn në ndeshjen e sotme me epërsinë e dy golave epërsi nga ndeshje e parë e fituar me golat e Edin Dzekos dhe Henrik Mkhtaryan.

Nga ana tjetër, te Milani rikthehet Rafael Leao i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit dhe pritet q ëtë startojë nga minuta e parë.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj sfide që nis nga ora 21:00.

INTER (3-5-2): Onana; Darmian, i papjekur, Shkopinj; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Thiaw, Tomori, Theo; Tonali, Kruniç; Saelemaekers, Brahim Diaz, Rafael Leao; Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat