Tragjedi, gjashtë të vdekur në një ndeshje futbolli

Futboll

Tragjedi, gjashtë të vdekur në një ndeshje futbolli

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:53
Pamje e fushës

Gjashtë persona, përfshirë tre të mitur, vdiqën gjatë një ndeshje futbolli në kalçeto kur persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr në Atotonilco de Tula të Meksikës.

Sipas policisë lokale, masakra ka ndodhur në një fushë minifutbolli, teksa po zhvillohej një ndeshje e organizuar nga një familje.

“Në fushën e një kalçetoje futbolli ku po zhvillohej një takim sportiv familjar ka ndodhur një sulm me armë, me pasojë gjashtë të vdekur, mes tyre tre fëmijë, ndërsa ka edhe dy të plagosur”, thuhet në njoftimin e policicsë.

Dëshmitarët okularë treguan se si disa të panjohur, të cilët thuhet se ishin të dehur, hapën zjarr ndaj turmës që ishte mbledhur në stadium, duke vrarë 6 persona dhe duke shkaktuar panik.

Si pasojë e të shtënave dy persona kanë gjetur vedkjen e menjëhershme, ndërsa më pas katër të tjerët kanë ndërruar jetë në spital. Raportohet gjithashtu se edhe dy të tjerë janë në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat