Milani bën goditjen e parë

Futboll

Milani bën goditjen e parë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:43
Pamje nga një ndeshje

Daiçi Kamada nuk u mendua dy herë për t’i thënë po Milanit.

Takimi i parë mes ndërmjetësit dhe drejtorëve Masara dhe Maldini daton në fund të janarit.

Sepse për të provuar një goditje cilësore dhe përvojë zero duhet lëvizur paraprakisht.

Madje japonezi thuhet se ka dhënë dakordësinë e tij për një pagë prej 3 milionë eurosh.

Koha është gjithmonë një faktor kyç në negociatat për lojtarët të cilëve u përfundon kontrata.

26-vjeçari, që mund të bëjë çdo rol në sulm përveç se “pykës”, ka vendosur të mos rinovojë me Frankfurtin dhe i ka dhënë përparësi Milanit.

Ndjesia është se klubi kuqezi duhet të përfundojë vlerësimet teknike, taktike dhe planifikuese brenda një muaji nëse nuk dëshiron të djegë mundësinë e fituar pak kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat