Presidenti i Bayerni i premton kundërshtarit

Futboll

Presidenti i Bayerni i premton kundërshtarit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 15:02
Herber Hainer

Gara në Bundesligën gjermane po shkon drejt fundit dhe diferenca prej vetëm 1 pike mes Bayernit kryesues dhe Dortmundit në pozitën e ndjekësit ka bërë që Presidenti i bavarezëve të shfaqet në një version si kurrë më parë.

Herber Hainer u ka premtuar tifozëve të Augsburgut, këta të fundit do të duelojnë me verdhezinjtë në vigjilje të javës së 33-të:

“Nëse Augsburgu fiton në duelin me ndjekësit tanë, atëherë u premtoj publikisht tren me birra falas.

Besojë te forca dhe karakteri i vendësve.

Të shpresojmë që gjithçka të përfundojë në këtë mënyrë, pasi birra nuk do të shpërthente vetëm në festën tonë”, ishin frazat surprizuese e 68-vjeçarit për “t-online”.

Është fakt se rekordmenët gjermanë kurrë në dekadën e fundit nuk janë ndier kaq të rrezikuar në sigurimin e kampionatit, sa kompeticioni në fjalë të marrë nota jetike rreth shpëtimit të sezonit.

Nëse Rojs me shokë bien në transfertën e “WWK Arena” dhe lideri në ligë ia del në shtëpi karshi Lajpcigut, titulli mbetet sërish në Mynih për të 11-ën herë radhazi.

Pikësëpari bavarezët duhet të kryejnë detyrën ndaj “demave” të shtunën, pasi Dortmundi inkuadrohet në fushë një ditë më pas.

Nëse dëshira e Hainerit nuk plotësohet dhe të dyja ekipet i sigurojnë tri pikët, suksesi në udhëtimin e Këlnit do të jetë finalja e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat