Napoli gjen zëvendësuesin e koreano-jugorit

Futboll

Napoli gjen zëvendësuesin e koreano-jugorit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 20:19
Kevin Danso

Napoli këtë sezon u shpall kampion i Serisë A, një arritje që i mungonte gjatë qytetit në Jugin e Italisë.

Një nga lojtarët me më shumë kontribut tek napolitanët ishte edhe Kim Min-Jae i cili mund të konsderohet si zbulimi i sezonit tek të kaltërit.

Koreano-jugori u afrua për të zëvendësuar Koulibaly dhe në fakt ia doli shumë mirë duke bërë të harrohet senegalezi.

Megjithatë, duket se aventura e tij te Napoli nuk do të zgjasë gjatë pasi 26-vjeçari ka fituar interesin e Manchester United dhe është i hapur për t’u transferuar në Premier League.

Ndaj, te Napoli kanë nisur nga puna për zëvendësuesin e Min-Jae dhe nën shënjestër është vendosur lojtari i Lens në Ligue 1.

Fjala është për Kevin Danso, me austriakun që në këtë sezon është shndërruar në një lider te francezët, madje duke luajtur të gjitha minutat në dispozicion sa i takon kampionatit.

24-vjeçari duket i gatshëm për të nisur aventurën më të rëndësishme në karrierë ndërsa Lens është e gatshme ta lërë të lirë për shumën e 20 milionë eurove.

Agjenti i tij është në Romë së fundmi dhe drejtues të Napolit siguruan një takim për t’u afruar edhe më shumë me Danso. Megjithatë, për shërbimet e tij në garë është edhe Inter me Napolin që kërkon t’i paraprijë zikaltërve dhe të kryejë transferimin e parë për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat