Barcelona është e bindur se Messi do të pranojë kushtet

Futboll

Barcelona është e bindur se Messi do të pranojë kushtet

Më: 16 maj 2023 Në ora: 21:06
Messi

Barcelona i ka bërë një ofertë zyrtare sulmuesit të PSG-së, Lionel Messi.

Diario Sport pretendon se klubi katalanas prej kohësh ia ka përcjellë ofertën argjentinasit 35-vjeçar.

Sipas burimit, paga e Messit duhet të jetë 25 milionë euro në vit, ndërsa kontrata do të jetë për një sezon.

Sipas një burimi, Barcelona ka besim se Messi do të nënshkruajë një kontratë dhe do të rikthehet në klub.

Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar 20 gola dhe 19 asistime në 38 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha garat. Kontrata e Messit me PSG-në skadon këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat