Agjentët e sulmuesit “kapen” në takim “sekret”

Futboll

Agjentët e sulmuesit “kapen” në takim “sekret”

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:00
Harry Kane

Me kontratën që skadon në verën e vitit 2024, e ardhmja e Harry Kane është më shumë se kurrë në dyshim me sulmuesin që kërkon një tjetër eksperiencë pas viteve të shumtë me fanellën e Tottenham.

30-vjeçari synon të transferohet në një ambient ku mund të pretendojë për trofe madhorë.

Duket se agjentët që përfaqësojnë interesat e sulmuesit të kombëtares së Anglisë kanë nisur nga puna për t’i gjetur lojtarit një tjetër skuadër. Së fundmi, është mbajtur një takim sekret mes përfaqësuesve të Kane dhe atyre të Paris Saint-Germain, me në krye drejtorin e parizienëve, Luis Campos.

Në radhët e francezëve janë të bindur se skuadrës i duhet një numër 9 i pastër për ta rreshtuar përkrah Mbappe e Neymar, me Messin që duket i larguar nga PSG.

Kane është mesa duket i përzgjedhuri i kryeqytetasve, edhe pse në listë mbetet gjithashtu Victor Osimhen i Napolit.

Megjithatë, eksperienca e Kane bën që ky i fundit të ketë prioritet ndaj nigerianit, edhe pse për të mbërritur te lojtari i Tottenham duhet mposhtur konkurrenca e Manchester United me “Djajtë e Kuq” që nuk i kanë fshehur kurrë qëllimet ndaj sulmuesit të Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat