Milani është katastrofë në ndeshjet derbi

Futboll

Milani është katastrofë në ndeshjet derbi

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:04
Giroud

Derbi i Milanos nuk ka histori dhe njeh vetëm një skuadër triumfuese në mënyrë bindëse në vitin 2023.

Interi ka mposhtur përsëri Milanin dhe këtë herë i ka rrëmbyer edhe finalen e Ligës së Kampioneve.

Shifrat janë të pamëshirshme me kuqezinjtë e Piolit, të cilët janë hija e vetvetes sidomos në atë që i kishte ndihmuar të shpalleshin kampionë në sezonin e kaluar, lojën ofensive.

Statistikat thonë se në katër ndeshjet e fundit derbi në të gjithë kompeticionet, Milani ka pësuar 4 humbje.

Por përveç kësaj, ajo që duhet të shqetësojë më shumë tifozët kuqezinj është se në këto 4 ndeshje, ekipi ka shënuar 0 gola përballë “kushërinjve”.

Që do të thotë se Inzagi ia ka marrë mirë dorën dhe tashmë di të ndalë çfarëdo plani që ndërton Pioli kundër ekipit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat