Legjenda italiane befason, paralajmëron pensionimin nga futbolli

Futboll

Legjenda italiane befason, paralajmëron pensionimin nga futbolli

Më: 17 maj 2023 Në ora: 10:09
Legjenda italiane befason, paralajmëron pensionimin nga futbolli

Leonardo Bonucci ka paralajmëruar se do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit të ardhshëm, pas një karriere 18 vjeçare gjatë së cilës ai e ka vendosur vetën në mesin e mbrojtësve më të mirë të historisë së futbollit.

36 vjeçari ka shijuar një karrierë tejet të suksesshme të mbushur me trofe, gjë e cila e ka e parë atë të bëhet një legjendë e Italisë dhe e skuadrës së Juventusit.

Bonucci shpreson që këtë sezon ta ngrit trofeun e Ligës së Evropës me Juventusin, para se të përgatitet për sezonin final të karrierës së tij si futbollist profesionist.

Duke folur në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit në “Youtube”, Bonucci shpjegoi se do të largohet nga futbolli në vitin 2024.

“Kur të ndaloj së luajturi vitin e ardhshëm, do të jetë fundi i një epoke të defensivës, i një mënyre mbrojtjeje të stilit italian”, tha Bonucci.

“Është krenari që të jesh aty me më të mirët. Unë shpresoj që shumë mbrojtës të gjeneratave të reja, sikurse ne që kishim Baresin, Maldinin, Nestan, Cannavaron, të na shohin neve si idhuj”, shtoi më tej Bonucci.

Leonardo Bonucci ka arritur të bëjë plot 500 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin deri tani, duke regjistruar 37 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat