Kapiteni i Milanit pas disfatës

Futboll

Kapiteni i Milanit pas disfatës

Më: 17 maj 2023 Në ora: 11:33
Davide Kalabria

Kapiten i Milanit dhe i vetmi lojtar që foli për mediat pas ndeshjes së djeshme.

Duke analizuar derbin e humbur, Davide Kalabria deklaroi: “Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, por në këto nivele, rastet që krijohen duhen konkretizuar. Për fat të keq ne nuk ia dolëm.

Me një gol do të kishte qenë një ndeshje tjetër.

Pengje për sot nuk kemi shumë, sepse mëkatin e madh e bëmë në ndeshjen e parë kur pësuam dy gola në tre minuta”.

Tifozët kishin kërkuar reagim e pas ndeshjes e duartrokitën skuadrën, edhe pse ajo nuk mori atë që dëshironte.

Lidhur me këtë argument, 27-vjeçari sqaroi:

“Tifozët na kanë mbështetur gjithmonë e të njëjtën gjë bënë gjatë dhe pas ndeshjes. E dimë ne, por besoj edhe ata, se kjo gjysmëfinale mund të jetë një pikënisje. Ju siguroj se dhamë gjithçka kishim, por na mungoi përvoja”.

Të shtunën Milani do të presë Sampdorian.

Nevojitet patjetër fitore për të shpresuar për një vend mes katër të parave.

“Tani nuk dua të mendoj negativisht.

Në kampionat duhet të luajmë akoma tri ndeshje, të cilat mund të na japin një vend në Champions-in e vitit të ardhshëm.

Në fund të sezonit do të bëjmë edhe bilancet për të kuptuar vlerën e punës sonë”, përfundoi Davide Kalabria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat