Ancelotti kundër “sheikëve” të Manchester Cityt

Futboll

Ancelotti kundër “sheikëve” të Manchester Cityt

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:30
Ancelotti

Carlo Ancelotti beson verbërisht te skuadra e tij, edhe anasjelltas; futbollistët tek italiani.

Diçka tashmë e njohur prej një kohe të gjatë. Këtij faktori vendimtar për fitimin e titujve (tre këtë sezon) i është shtuar me këtë rast edhe mbështetja publike dhe private e klubit (vetë presidenti Perez) ndaj asaj që ka bërë trajneri italian. E gjitha kjo ka rritur sigurinë dhe besimin e grupit përballë sfidës së kthimit ndaj Manchester City dhe kësisoj kalimit në finalen e Stambollit.

Ancelotti luan kalimin në finalen e Champions League, asgjë tjetër në “Etihad”. Vazhdimësia e tij në stolin e bardhë është jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm, por të mos harrojmë se sa i ndryshueshëm është futbolli. Mjafton të kujtojmë kur Real Madridi me Zinedine Zidane fitoi Ligën e Kampionëve të tretë radhazi në Kyiv, në vitin 2018, dhe tri ditë më vonë francezi vendosi ta mbyllte periudhën e tij në stolin e të bardhëve.

Komunikimi me klubin, me presidentin Perez është i vazhdueshëm dhe i rrjedhshëm. Kjo gjë arrin deri te grupi, te disa lojtarë që e ndjejnë atë qetësi. Mesazhi ka depërtuar në një dhomë zhveshjeje në të cilën mendohen të vuajnë, siç ka kujtuar trajneri në raste të ndryshme.

Dallimet me Zidane
Kjo situatë nuk ka asnjë lidhje me atë të Zidane, së cilës iu referuam më lart. Zidane kishte pësuar dëmtime të mëdha në marrëdhëniet e tij me skuadrën gjatë atij sezoni, diçka që nuk ka ndodhur me Ancelottin dhe lojtarët aktualisht. Si në vitin 2018, ashtu edhe tani, klubi është në krah të trajnerit. Besim total, pavarësisht rrëshqitjeve logjike që përjetohen gjatë sezonit.

Në muajt e fundit janë shfaqur një mori emrash, por ai i Carlo Ancelottit ka qenë i vetmi që figuron në kokat e drejtuesve si kreu i projektit 2023-2024. Edhe italiani nuk ka hezituar, por shfaqja e “ëmbëlsirës” braziliane ka ndezur thashethemet, të cilat meqë ra fjala janë ende në pritje.

I lumtur te Real Madridi
Trajneri ka përsëritur vazhdimisht se është i lumtur te Real Madridi dhe se do të qëndrojë për pjesën tjetër të jetës si trajner. Dhe kështu është, por në futboll të vërtetat absolute nuk ekzistojnë, sepse gjithçka ndryshon nga një ditë në tjetrën. I vërtetë si vetë jeta është mirëkuptimi mes të gjithëve dhe lumturia e Ancelottit për të punuar në “klubin më të mirë në botë”.

E vërteta është se sot “Los Blancos” kanë sprovën e madhe në “Etihad”. Me një trajner që ka mbështetjen e plotë të klubit dhe futbollistëve. Paralelisht, drejtuesit po planifikojnë të ardhmen, me italianin në krah, të një klubi që jeton në qetësinë që të jep stabiliteti i arritur në dy dekadat e fundit, sportiv, ekonomik dhe social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat