Reali kërcënon

Futboll

Reali kërcënon

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:39
Pamje nga një ndeshje

Karim Benzema kthehet në Angli. Është e vërtetë që në ndeshjen e parë ai ishte larg kërcënimit që i kanosej Sitit, por prania e sulmuesit francez në tokën ishullore është një makth për klubet angleze.

Kur sulmuesi francez shkel në Angli, aktivizohet alarmi.

Në koleksionin e tij me 90 gola në Champions (vetëm 1 më pak se Leva dhe polaku është i treti në renditje), klubet angleze janë viktima e tij e preferuar.

Me 20 gola kundër tyre, përfshirë 11 të fundit në Champions, vetëm Mesi e lë pas: 27 gola kundër ekipeve angleze.

Reali do të kërkojë sot finalen e 18-të të Ligës së Kampioneve dhe për Benzemanë do të ishte e gjashta. Viktima e tij e preferuar në Angli është Liverpuli: 7 nga 20 golat ia ka shënuar ekipit të Klopit.

Më pas vjen Siti me 6 gola kundër në 8 ndeshje, po aq sa edhe kundër Çelsit dhe 1 gol kundër Mançester Junajtidit. Rekordi nisi pikërisht kundër “djajve”, atëherë kur mbante veshur fanellën e Lionit dhe Karim shënonte në “Gerland” në 20 shkurt 2008: ndeshja përfundonte 1-1 dhe ai ndëshkonte Van der Sarin, ndërsa për anglezët shënonte Kristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat