Zhgënjimi më i madh

Futboll

Zhgënjimi më i madh

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:41
Stefano Pioli

“Zikaltërit” e Inter arritën fitoren minimale, 0 me 1, përballë rivalëve historikë të Milan mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales së UEFA Champions League, duket u rikthyer kështu në finalen e madhe të kompeticionit.

Pas eleminimit, tepër i zhgënjyer, disa fjalë për mediat i tha dhe tekniku i “kuqezinjve”, Stefano Pioli, i cili tha se zhgënjimi i vërtetë i këtij sezoni do të vijë vetëm nëse Milan nuk arrin të kualifikohet për në Champions sezonin e ardhshëm, nëpërmjet kampionatit.

“Ka vetëm zhgënjim, është e vërtetë që kemi arritur në gjysmë-finale të Champions League, duhet të jemi krenarë për këtë, por është e qartë se kemi ëndërruar për finalen dhe kemi dashur të mposhtim rivalët tanë.

Mosarritja na shkakton zhgënjim, por do të duhet të përqendrohemi te kampionati.

Zhgënjimi i vërtetë do të ishte të mos luanim në Champions League sezonin e ardhshëm”,- u shpreh tekniku Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat