Sanches rikthehet të Milani?

Futboll

Sanches rikthehet të Milani?

Më: 17 maj 2023 Në ora: 13:15
Sanches

Portugezi Renato Sanches mund të bëjë një kthim të papritur te ish-klubi i tij, AC Milan.

Sanches sipas medieve italiane, në fund të këtij sezoni, ka vendosur të largohet nga PSG-ja.

Ai nuk ka arritur që gjatë këtij sezoni, të jetë pjesë e rëndësishme e parisinëve, dhe vetëm pas një sezoni, Sanches do të ‘divorcohet’ nga gjigantët francez.

“Rikthim i mundshëm i Renato Sanches te Milani. Ai verë e kaluar u ndoq shumë nga Rossonerët dhe tani është i vendosur të largohet nga PSG”, shkruan “Tuttosport”.

Ndryshe, futbollisti portugez është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat