Dumfries: Ishte detyra ime të markoja portugezin

Futboll

Dumfries: Ishte detyra ime të markoja portugezin

Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:09
Dumfries

Anësori i krahut të djathtë të mesfushës së Inter, Denzel Dumfries zhvilloi një paraqitje fantastike mbrëmjen e djeshme përballë rivalëve “djaj”, ku e vetmja detyrë e hollandezit ishte markim në mënyrë perfekte të anësorit të Milan, Rafael Leao, detyrë që “tulipani” e arriti me sukses, duke e nxjerrë “yllin” portugez pothuajse në çdo duel “jashtë loje”.

Për mediat pas ndeshjes, mbrojtësi hollandez, pa treguar në asnjë moment mungesë respekti ndaj “fantazistit” të Milan, tha se ishte detyra e tij për ta bërë Leaon të “padëmshëm”, gjë të cilën ia arriti.

“Duelet me Leaon? Ai është një lojtar i madh, ai është i rëndësishëm për ta.

Më takonte mua ta bëja të padëmshëm.

Kam respekt të madh për ai që është një lojtar i madh, gjithmonë i vështirë për t’u përballur, por sot si ekip kemi bërë shumë mirë. Detyra ime e parë është padyshim të mbroj”,- u shpreh Dumfries pas përfundimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat