Kim Min-Jae i thotë Po Unitedit

Futboll

Kim Min-Jae i thotë Po Unitedit

Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:56
Kim Min-Jae

Kim Min-Jae i Napolit raportohet se do të jetë goditja e parë e Manchester Unitedit në tregun e kësaj verë.

‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh e kërkojnë asin e ‘napolitanëve’, të cilën duan ta kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve britanike, Man United tashmë e ka informuar Napolin se do të paguajë klauzolën e lirimit të Kim Min-Jae prej 56 milionë euro në periudhën 15 ditore në fillim të korrikut.

Kim Min-Jae thuhet se i ka thënë ‘PO’ klubit nga ‘Old Traffordi’. United do t’i ofrojë lojtarit pagë prej 9 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat