Gafa që bëri lëmsh Spanjën

Futboll

Gafa që bëri lëmsh Spanjën

Më: 17 maj 2023 Në ora: 18:56
Pamje nga ndeshja

Real Madrid mundi pak ditë më parë me rezultatin 1-0 Getafen por polemikat ishin të shumta pas ndeshjes.

E gjitha kjo, erdhi pas një ndërrimi që Ançeloti kërkoi të bënte.

Kamavinga u dëmtua dhe në momentin që loja u ndërpre, Asensio u largua dhe i la vendin Odriozolës, i cili hyri në fushë.

Por, pak sekonda më vonë Ançeloti ndërroi mendim për shkak të dëmtimit dhe largoi Kamavingën. Asensio u rikthye edhe një herë në fushë dhe Odriozola zuri vendin e Kamavingës.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Getafes të kërkojnë fitoren në tavolinë duke qenë se rregullorja nuk e lejon diçka të tillë. Ata kanë bërë zyrtarisht kërkesën për diçka të tillë ndërkohë që Real Madrid do të ketë 3 ditë kohë për t’iu përgjigjur.

Nëse Federata do të vendoste të jepte fitore 0-3 për Getafen, skuadra e Realit humbet vendin e dytë në klasifikim ndërkohë Getafe do të largohej nga zona e ftohtë. Getafe do të ngjitej në vendin e 13 nga vendi i 18 që është aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat