Carvajal: City ishte shumë më i mirë se ne

Futboll

Carvajal: City ishte shumë më i mirë se ne

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:44
Carvajal

Manchester City është finalisti i dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” fituan në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me rezultat bindës 4:0 ndaj Real Madridit.

Ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga anglezët, që nuk i dhanë gjasa në asnjë moment kampionit në fuqi të Evropës.

Pas ndeshjes, futbollisti i Real Madridit, Dani Carvajal tha se Manchester City ishte shumë më i mirë se ta.

“City ishte shumë më i mirë se ne, urime për ta. Ne do të rikthehemi më të fortë dhe do të punojmë që së shpejti të jemi në një tjetër finale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat