​Mbi 100 milionë euro ka përfituar Interi deri më tani nga Liga e Kampionëve

Futboll

​Mbi 100 milionë euro ka përfituar Interi deri më tani nga Liga e Kampionëve

Më: 18 maj 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Interi ka qenë surpriza e Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke arritur në finalen e parë pas 13 vitesh, një ecuri kjo që ua ka siguruar atyre 100 milion euro përfitime.

“Nerazzurrët” u gjendën në një grup të vështirë në Evropë këtë sezon, duke u përballur me Bayern Munich, Barcelonën dhe Viktoria Plzen. Pasi siguruan vendin e dytë, skuadra e Simone Inzaghit fitoi ndaj Portos në fazën 1/16-të përpara se të luftonte kundër Benfikës në çerek-finale.

Në gjysmëfinale, Interi mposhti rivalët e qytetit, Milanin me një fitore të përgjithshme 3-0, duke e çuar në finalen e Ligës së Kmapionëve, ku do të përballet me Manchester Cityn.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, kualifikimi për në finalen e Ligës së Kampionëve ka çuar totalin e përfitimeve të Interit nga kompeticioni në 101.1 milionë euro. 4.5 milionë euro të tjera do t'i shtoheshin kësaj shifre nëse ata mundin Manchester Cityn në finale.

Duke zbërthyer 101.1 milionët, 57.5 milionë e tyre vjen nga bonuset e bazuara në rezultate, 15.6 milionë shuma bazë, 12 milionë nga vlera e tregut dhe 16 milionë nga renditja historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat