Gjimshiti kalon lëndimin

Futboll

Gjimshiti kalon lëndimin

Më: 18 maj 2023 Në ora: 12:28
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti gëzon tifozët e Atalantës e mbi të gjitha ata të Shqipërisë.

Mbrojtësi i skuadrës nga Bergamo u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në përballjen e fundit mes Atalantës dhe Salernitanës, por me sa duket nuk bëhet fjalë për një problematikë serioze.

Shtatlarti, në seancat e fundit është integruar me grupin, duke rritur mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës që në përballjen e kësaj fundjave me Veronën. Shtatlarti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës, por gjatë këtij sezoni ka pasur disa herë shqetësime fizike.

Lajmi i mirë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi pritet që Gjimshiti të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për dy ndeshjet e muajit qershor.

Mbrojtësi mungoi në takimin e kuqezinjve ndaj Polonisë për shkak dëmtimi, por këtë herë duket se fati po e ndihmon që të rikthehet me skuadrën përfaqësuese për të dhënë kontributin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat