PSG synon mesfushorin që hodhi “KO” Real Madrid

Futboll

PSG synon mesfushorin që hodhi “KO” Real Madrid

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:06
Bernanrdo Silva

Skuadra e PSG hedh “grepat” për mesfushorin portugez Bernanrdo Silva, që luan me ekipin e Manchester City n• Angli.

Mesfushori 28-vjeçar ishte protagonist dje me dy golat e realizuara në fitoren 4>0 që “Citizens” arriti ndaj Real Madrid.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025 me Manchester City, por kjo nuk e pengon aspak ekipin parizien të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e tij. Sipas “Daily Telegraph”, kostoja e lojtarit është rreth 80 milionë euro, por parizienët janë gati ta paguajnë atë shifër.

Një transferim që duket i vështirë, pasi edhe Manchester City nuk do të heqë dorë kollaj nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Gjithsesi, mesfushori konsiderohet si zëvendësuesi i Marco Verratti, që do të lërë PSG këtë verë, ndaj parizienët kanë nisur kontaktet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat