Legjendat kritikojnë ashpër Ancelottin

Futboll

Legjendat kritikojnë ashpër Ancelottin

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:53
Pamje nga ndeshja

Suksesi 4-0 i Citzt përballë Realit të Madridit është komentuar gjatë në Angli.

Analistët anglezë në mediat e këtij vendi kanë kritikuar ashpër zgjedhjet e bëra nga Carlo Ancelotti.

Por ata kanë vënë në dukje dhe epërsinë e madhe të “Manchester City.

“Manchester City e ka poshtëruar Realin e Madridit. Nëse rezultati do të ishte edhe më shumë se 4-0, spanjollët nuk mund të ankoheshin”, tha komentatori Adrian Durham në radion britanike.

Nga Anglia shohin si pak 4-0 të skuadrës së Pep Guardiolës kundër kampionëve në fuqi. Gjatë gjithë transmetimit të ndeshjes, komentuesit e tjerë të “talkSPORT” kanë qenë plot lëvdata për “qytetarët”.

Ish-futbollisti Stjuart Pirs tha se ndeshja e Sitit: “Ishte një nga paraqitjet më të mira të saj në historinë e Ligës së Kampioneve”.

Nga ana e tij, ish- lojtari i Sitit, Zholeon Leskot, në një prononcim për “BT Sport”, deklaroi se “Cityishte shumë më i uritur se Reali”.

Rio Ferdinand ka qenë shumë kritik ndaj Ançelotit. “Si ka mundësi që ai vendosi të lërë në stol një si Antonio Rydiger pas ndeshjes së parë?

Mendoj se Karlo ka gabuar rëndë. Mançester Siti e ka dominuar tërësisht Realin, por mendoj se dhe vetë Reali ia ka lehtësuar me gabimet e veta, duke nisur nga Ançeloti”, tha Rio Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat