West Ham nuk “fal” as në transfertë

Futboll

West Ham nuk “fal” as në transfertë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:50
Pamje nga ndeshja

West Ham United siguron biletën për në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

West Ham nuk “fal” as në transfertë!

“Çekiçët” e West Ham nuk kanë zhgënjyer as në ndeshjen e kthimit në gjysmë-finalen e UEFA Conference League, ndaj AZ Alkmaar, teksa kanë fituar me rezultatin e ngushtë 0 me 1, për të siguruar finalen e madhe të kompeticionit.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në “frymën e fundit” të lojës, me spanjollin Pablo Fornals, i cili çoi mrekullisht topin në rrjetën e hollandezëve, për t’i dhënë fund “ëndrrës” së tyre evropiane në “AFAS Stadium”.

Me sigurimin e finales së madhe të Pragës, West Ham rikthehet në finalen e një kompeticioni evropian, pas plot 47 vitesh pritjes, ku në vitin 1976 arrinte finalen e “Kupës Evropiane të Kupave”, finale që e humbi përballë belgëve të Anderlecht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat