Pellegrini: Roma luajti e bashkuar si një familje

Futboll

Pellegrini: Roma luajti e bashkuar si një familje

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:21
Pamje nga ndeshja

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, tha pas barazimit 0-0 ndaj Bayer Leverkusenit, rezultat që i jep finalen e Europa League, seia dolën të fitonin duke luajtur të bashkuar.

Pellegrini theksoi, në konferencën për mediet pas kësaj ndeshje, se ia dolën mbanë si një familje.

“Ka shumë gjëra në të cilat Roma duhet dhe mund të përmirësohet, por duke sakrifikuar veten, duke pasur një identitet të fortë, si një grup i vërtetë, askush nuk të ndal dot.

Bayer është një ekip i fortë, ka individualitete të rëndësishme, ka driblime, ata po humbisnin dhe ata duhej të sulmonin.

Arritëm si familje dhe ia dolëm mbanë në këtë biznes të vogël”-tha kapiteni i “verdhekuqve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat