Shabani, futbollisti më i mirë i sezonit 2022/23, ja kush e zgjodhi

Futboll

Shabani, futbollisti më i mirë i sezonit 2022/23, ja kush e zgjodhi

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:23
Shabani

Nuk ka dilema, futbollisti nga Kumanova, Bunjamin Shabani është përzgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit 2022/23 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Përzgjedhjen e ka bërë media sportive maqedonase “Sportmedia”, duke vlerësuar se mesfushori i kampionëve të rinj, Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani është futbollist i këtij sezoni, duke qenë më i miri nga më të mirët.

Bunjamin Shabani e mbylli sezonin në vendin e dytë pas Besart Ibraimit në listën e golashënuesve, me 12 finalizime të realizuara dhe shumë asistime. Kumanovari me plot meritë mori epitetin e më të mirit, pasi pas vetes la një sezon të shkëlqyer që do të mbahet mend në karrierën e tij.

Ndërkohë në formacionin e sezonit sipas portalit të njohur të vendit u përzgjedhën edhe Kristian Naumovski, Gagi Margvelashvili, Sava Radiq, Fredi Alvarez, Besmir Bojku, Lupço Doriev, Besart Ibraimi, Egzon Bejtullai, Darrko Dodev dhe Marjan Ristovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat