PSG e dëshiron partnerin e Rrahmanit në mbrojtje

Futboll

PSG e dëshiron partnerin e Rrahmanit në mbrojtje

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:34
Min-Jae

Mbrojtësi i Koresë së Jugut, Kim Min-Jae, sapo u kurorëzua kampion i Italisë me SSC Napoli, është në shënjestër të PSG-së për afatin kalimtar veror.

I konsideruar si një nga më të mirët – nëse jo më i miri – si qendërmbrojtës në Serie A këtë sezon, Kim Min-Jae është me interes për Paris Saint-Germain, raporton RMC Sport.

Këshilltarit sportiv të klubit kryeqytetas i pëlqejnë cilësitë e tij teknike, por edhe mendore. 

Ai e konsideron atë të dobishëm për PSG-në, veçanërisht në aftësinë e tij për t’u përshtatur me mjedisin parizian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat